Ndarja e Kosovës, ndjellë konflikte të reja në Ballkan

Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe se nuk mund të ketë kurrfarë negociatash për statusin, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni.
Ai këto komente i bëri të mërkurën gjatë një ligjëratë në Institutin prestigjioz ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) në Londër.
Në ligjëratën e tij, ministri Hyseni bëri një rezyme të hollësishme të zhvillimeve në Kosovë, duke u ndalur në shumë çështje të cilat janë të lidhura ngushtë me aktualitetin në Kosovë, të ardhmen e saj dhe sfidat me të cilat Kosova pritet të përballet.
Ministri Hyseni foli edhe për situatën në Kosovë, zhvillimet e brendshme, raportet me fqinjët, përpjekjet e institucioneve dhe shoqërisë kosovare për të integruar komunitetin serb, procesi i njohjeve dhe rëndësia që ai ka për Kosovën.
Po ashtu, ai u ndal gjatë edhe te sfidat që e presin Kosovën pas dhënies së opinionit këshillëdhënës të Gjykatës së Drejtësisë, duke e lidhur këtë periudhë me procesin e njohjeve.
Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, ministri Hyseni ripërsëriti qëndrimin e njohur se Kosova është e interesuar për raporte të mira fqinjësore edhe me Serbinë, me të cilën e lidhin shumë çështje teknike.
Mu edhe për këto çështje, ministri Hyseni potencoi se Kosova mund të ulet të bisedojë me palën serbe.
“Këto janë edhe të vetmet bisedime që mund të bëjë Kosova me Serbinë”, tha Hyseni, transmeton Kosovapress.
Sa i përket bisedimeve të hamendësuara për rinegociata, ministri Hyseni i hodhi ato poshtë me këmbëngulje, duke potencuar se statusi i Kosovës është i pa negociueshëm.
“Nuk mund të ketë kurrfarë negociatash për statusin”, theksoi ministri.
Hyseni, i cili gjithashtu rikonfirmoi qëndrimi e tij tashmë të njohur se ideja për rinegociata apo për ndarje të Kosovës, është ide e rrezikshme dhe që ndjell konflikte të reja në krejt rajonin tonë.
Po ashtu, gjatë ligjëratës së tij, ministri Hyseni foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit, duke theksuar se të shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i nënshtrohen njëherazi procesit të liberalizimit të vizave.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni zhvilloi një sërë takimesh edhe me përfaqësues të akredituar në Londër, nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën.
Gjatë takimeve, ministri Hyseni mori premtime se njohja është duke u shqyrtuar nga qeveritë përkatëse dhe se vendimi do të bëhet i ditur në kohën e duhur.