E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miley Cyrus këshillon Justin Bieber: Duhet të largohesh nga muzika

Justin-Bieber-mian_1769132aMiley Cyrus duke qënë një mike e afërt e ka këshilluar Justin Bieber-in që të largohet për pak kohë nga muzika. Këshilla e saj vjen pas sjelljeve të çuditëshme të Bieber në muajt e fundit, përfshirë fotografimin duke urinuar në një kosh plehrash të një restoranti,thekson “The Sun”.

I kam thënë Justin-it që të marrë disa pushime. Kur qëndron në hije, njerëzit duan muzikën tënde, por kur ke nxjerrë muzikë të re, njerëzit flasin budallallëqe për ty, deklaroi Cyrus.

Justin është treguar idiot dhe ka bërë budallallëqe, por nëse ato gjëra do i bënte një shoku ynë, do të qeshnim. Kur e bën Justin Bieber idiotësinë, e merr vesh gjithë bota dhe duket keq. Duhet të largohet nga skena për disa kohë, shtoi Miley Cyrus.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›