Peter Andre do të bëhet baba
Pop-ylli australian, Peter Andre do të bëhet baba përsëri, bëjnë të ditur mediet britanike.
Partnerja e krijuesit të këngës Mysterious Girl, Emily Macdonagh,23-vjeç, në vitin 2014 pritet të lindë fëmijën e parë të çiftit, shkruan The Sun.
Peter dhe Emily janë shumë të lumtur. Ata e adhurojnë njëri tjetrin pra me lindjen e bebes ata ndjehen shumë natyral. Ata kanë qenë së bashku për një vit, por kanë qenë shokë për një kohë shumë më të gjatë, ka thënë një burim për gazetën britanike.
Ata tashmë e dinë se do të kalojnë jetën së bashku prandaj po planifikojnë që të martohen vitin e ardhshëm, ka shtuar burimi.
Andre,40-vjeç, ka dy fëmijë tjerë, djalin Junior dhe vajzën Princess nga martesa e tij me Katie Price. P.K
