E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen nga listat gjithë ARMIQTE e Bashës në PD

Albania's PM Berisha meets EU foreign policy chief Solana in BrusselsFytyra e Partisë Demokratike nuk mund të ishte ndryshe nga ajo që njohim të gjithë.

Një parti e sëmurë dhe me probleme serioze, që reflektohen dukshmëm dhe në të parin votim të saj një anëtar, një votë.

Sëmundja Berisha e kësaj partie është duke i helmuar pak nga pak të gjitha strukturat, ndërkohë që turpi i madh i saj është heqja e qëllmishme nga listat e gjithë atyre që kanë shprehur mendimin kundër votës për Lulëzim Bashën.

Janë me qindra raste të bëra publike në të gjithë vendin, të deklaruara nga momenti kur ka startuar dhe procesi i votimit.

Duke u ndjerë i rrezikuar klani i Berishës në këtë parti, ka menduar duke punuar në operativitet të plotë për të mos përfshirë në lista emrat e atyre që konsiderohen si armiq të kësaj partie, ndonëse mund të jenë me kontribute në të.

Njëlloj si me procesin e zgjedhjeve parlamentare, në PD nuk e kanë lënë mënjanë këtë fenomen të parapëlqyet të ndotjes së duarve edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.

Sigurisht që Sali Berisha, që duket se qëndron në hije, është organizatori i gjithçkaje, teksa irritimi i antarëve është i madh.

Ky përjashtim i qëllimshëm nga radhët e partisë ai atyre militantëve, por dhe intelektualëve dhe në shumë rast i themeluesve të PD-së nëpër rrethe, po i nxit këta të fundit drejt një largimi përfundimtar të tyre nga PD, në rast se ajo do të jetë partia që njohim deri sot nga muaji shattor e në vazhdim.

Pavarësisht këtij votimi farsë, është e qartë se fundi i tij do flasë për Lulzim Bashën.

Vetëm pak orë nga fillimi i procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, nga shumë qarqe kanë ardhur denoncime se shumë anëtarë nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat e zgjedhësve.

Disa janë shprehur të indinjuar duke e quajtur si të qëllimshme këtë veprim.

Janë 105 mijë anëtarë të PD, do të votojnë sot për të zgjedhur se kush do të jetë kryetari i ri i saj, pas dorëheqjes së Sali Berishës. Qendrat e votimit zyrtarisht janë hapur nga ora 8.00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Në disa qytete dhe në Tiranë procesi ka filluar normalisht, por shumë anëtarë në disa qytete deklarojnë se nuk gjejnë emrat në listat e PD-së.

Problemet më të mëdha kanë qenë me anëtarësinë e qytetit Fushë-Arrëz dhe komunën Qafë Mali.

Dhjetra persona, të cilët kanë shkuar në Pukë për të votuar, nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista, megjithëse janë anëtarë të kësaj partie prej shumë vitesh.

Kur nuk kanë gjetur emrat, anëtarët e PD-së kanë nisur debatet në qendrën e votimit dhe për pasojë, procesi është ndërprerë.

Nga burime brenda degës PD në Pukë, mësohet se në lista ka emra të disa personave që kanë ndërruar jetë që prej viteve 2008 apo 2009, ndërsa janë hequr nga listat edhe disa emra në qytetin e Pukës, nga themeluesit e parë dhe njerëz me peshë në Partinë Demokratike.

Pas bllokimit të procesit dhe evidentimit të problemeve, kryesia e PD-së në Pukë ka nisur një mbledhje urgjente, pasi pretendohet se në lista janë futur njerëz që nuk njihen si anëtarë të Partisë Demokratike.

Edhe në Shkodër mësohet se nuk gjejnë emrat në listat e anëtarë të shumtë të PD-së, madje edhe figura mjaft të njohura në këtë qytet.  Sipas drejtuesve të PD në qark ky problem ka lindur pasi listat janë hartuar nga rajonet dhe ka pasur emra që nuk kanë qenë ose kanë qenë anëtarë, por janë harruar.

Në Gjirokastër gjithashtu janë hequr emra të shumtë, përfshi edhe atë të themeluesit dhe ish- kryetarit të kësaj partie, Adriatik Islami. Ndërkaq edhe në Lezhë anëtarët janë revoltuar pasi nuk e kanë patur emrin në listë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›