E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi shembet godina 63 te vdekur

Te pakten 63 persona kane vdekur dhe 70 te tjere kane mbetur te plagosur si pasoje e shembjes se nje ndertese shumekateshe ne Nju Delhi te Indise.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne lagjen Laxmi Nagar ku themelet e godines 6-kateshe jane shembur papritur.

Nderkohe bilanci i viktimave eshte bere publik diten e sotme nga autoritetet lokale te cilat nuk e perjashtojne mundesine qe ai te rendohet.

Pallati i ndertuar 25 vjet me pare eshte rrezuar si nje keshtjelle letrash duke zene poshte shumicen e banoreve te mbledhur ne shtepi ne kohen e darkes.

Sipas televizioneve lokale shkak i shembjes se themeleve jane bere punimet e nisura para pak kohesh per ngritjen e nje kati te shtate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›