E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shangai 53 te vdekur nga djegia e pallatit

Eumlshte renduar bilanci i viktimave te zjarrit qe perfshiu ndertesen 28-kateshe ne Shangai duke arritur ne 53 te vdekur dhe 70 te plagosur.

Zjarrfikesit te cilet kane hyre ne pallat tani qe zjarri eshte fikur po kerkojne te mbijetuar ose viktima te tjera.

Nderkohe agjencite kineze te lajmeve bejne te ditur se policia lokale ka arrestuar kater persona lidhur me ngjarjen.

Sipas hetimeve paraprake zjarri ka rene si pasoje e punimeve te disa saldatoreve te cilet po punonin pa autorizim ne ndertese.

Per momentin nuk dihet nese kater personat e arrestuar jane ose jo punetore apo funksionare te kompanise qe po ristrukturonte pallatin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›