PS, Gjermeni: Të merren masa për sigurinë e qytetarëve
Deputetja Englantina Gjermeni tha se mjekëve në të disatën herë u cenohet dinjiteti e profesionalizmi dhe arrihet deri aty sa ju merret edhe jeta.
“Kronika e djeshme e spitalit të Durrësit është kronika e një ngjarjeje të paralajmëruar. Disa herë kanë ndodhur ngjarje të tilla në ambientet e inistitucioneve, shumë herë është thënë se do merren masa, por gjithshka ka mbetur në kuadrin e deklaratave të ministrave të qeverisë, dhe asnjë nismë nuk është marrë në këtë drejtim. Dhuna e përsëritur mbi mjekët është shprehja më e qartë e falimentimit të sistemit dhe përbaltjes së bluzave të bardha nga pushteti i paaftë për të kryer reformat në këtë sektor”, tha ajo gjatë një konference nga selia rozë.
Deputetja Gjermeni shtoi se Partia Socialiste kërkon marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda, dhe nuk mjaftohet vetëm me deklaratat e qeveritarëve.