E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miliona dollarë baste për zgjedhjet në SHBA, Këlliçi zbulon sa janë vënë për fitoren e Trump

Zgjedhjet në SHBA kanë një interes mjaft të madh në të gjithë botën, aq sa shumë njerëz kanë vënë dhe bast se cili do të jetë Presidenti i ri i Amerikës.

Avokati Reshard Këlliçi i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tregoi se në SHBA janë vënë 770 milionë dollarë baste, ku 58% e tyre janë vënë në favor të fitores së Donald Trump.

Pjesë nga biseda:

Këlliçi: Janë vënë bast 770 milionë dollarë deri tani, 58% për Trump.

Borakaj: Sa ishte?

Këlliçi: 58% Trump.

Kallanxhi: Kanë vënë bast që do fitojë Trump.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›