E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Miliona në Shqipëri nga diaspora”, Rama: Dërgesat u shtuan me 100 milionë euro. Për herë të parë garantohet vota e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e katërt vjetor të këshillit të Diasporës në Tiranë. Duke folur për kontributin që diaspora jep në Shqipëri, kreu i qeverisë iu referua një shifre konkrete të dërgesave nga emigrantët.

“Dua ta theksoj se Diaspora mbetet edhe një mbështetje e rëndësishme, edhe në aspektin e drejtpërdrejt financiar për vendin dhe jo vetëm kaq, por këtë vit Banka e Shqipërisë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të emigrantëve të dërgesave ku janë më tepër se 100 mln euro në krahasim me një vit më parë, kryesisht nga Italia, Greqia, Anglia dhe SHBA. Dhe kjo i afrohet përputhjes, të ardhurave të rritjes ekonomike, rezultat i një sërë reformash të rëndësishme, por mbi të gjithë rezultat i pozicionimit të ri të Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas shefit të mazhorancës, vota e diasporës është një mision i vështirë por i domosdoshëm.

‘Vota e diasporës, një mision jo i lehtë, i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe që kërkon një votë më të madhe sesa ajo qeverisë, ndaj u vonua për një kohë të gjatë, por edhe si rezultat i punës së Këshillit të Diasporës dhe mobilizimit të zërave në Diasporë u realizua dhe sot jemi për herë të parë në republikën demokratike të Shqipërisë, ku shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e votës, thjesht duke përdorur postën nga aty ku jetojnë”, tha kryeministri.

Vitin e ardhshëm qeveria do të lançojë modelin e ri të Inteligjencës Artificiale e cili do të shërbejë për procesin e dhënies së shërbimit për Diasporën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›