Milionerët e majtë, ja pasuritë e deputetëve të rinj të PS-së?
Rama, në bankë me minus, miku i tij, Peza llogari qindra mijëra euro
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, mbahen me të ardhurat nga pagat si të punësuar, deputetët e rinj të përzgjedhur prej tyre për të përfaqësuar PS-në në Kuvendin që lindi nga zgjedhjet e 28 qershorit, është pak të thuash që janë milionerë. Është pak të përshkruhen me epitetet e Erion Braçes, si milionerët me flokët me brilantinë, unaza diamanti, me dhjetëra apartamente e makina të tipit të fundit. Shumë nga këta deputetë të rinj, të cilët njihen si biznesmenë, janë të pasur dhe kanë aktivitet financiar dinamik. Paradoksale në pamje të parë, biznesmenët-politikanë me deklaratat e pasurisë dhjetëra faqe, janë përfaqësuesit politikë të një partie të majtë. Me standardin e futur në PS nga Fatos Nano, i cili afroi pranë PS-së biznesmenët e parë dhe të zbatuar nga Edi Rama me shtimin e numrit të biznesmenëve e milionerëve, e majta shqiptare i ka humbur lidhjet me ideologjinë e majtë, që tradicionalisht synonte përkrahjen e shtresave në nevojë. Përkrahja për sipërmarrjen, pasi u bë realitet me një grup deputetësh me karrierë në biznes dhe jo në politikë, tashmë është futur edhe në programin e ripunuar të PS-së, i cili vazhdon të jetë në pritje të miratimit nga Kongresi i partisë. Në këtë program të ri politik, Rama ka shkarë djathtas, duke e deklaruar partinë si të qendrës. Milionerët e PS-së janë pa mëdyshje njerëzit më të afërt të Ramës në këtë parti dhe pse jo fort protagonistë në jetën politike, ata mbështesin pa hezitim të gjitha lëvizjet e Ramës që pas zgjedhjeve të fundit.
Në deklaratat e pasurisë që deputetët bënë në zbatim të ligjit një muaj pasi bënë betimin në Kuvend, në shkurt të këtij viti, duket qartë se rroga e munguar e deputetit për 6 muaj rresht për shkak të bojkotit nuk i ka lënduar xhepat e tyre. Rama në deklaratën e tij kishte deklaruar dy llogari bankare me minus nga shpenzimet e bëra në vitin që shkoi dhe vazhdon të paguajë një kredi të marrë vite më parë për blerjen e apartamentit ku jeton. Nga ana tjetër, miku i tij i ngushtë, Dashamir Peza, deputet i ri, deklaron një pasuri dinamike me shitje-blerje apartamentesh në zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe me llogari bankare mijëra euro. Biznesmeni Tom Doshi në një vit kohë ka vendosur që paratë e tij ti investojë jashtë vendit në pasuri të paluajtshme dhe për të bërë këtë, ka zgjedhur kontinentin australian. Ai deklaron blerjen e dy shtëpive në Australi me vlera marramendëse, të cilat i ka hedhur me qira. Por surpriza e deklaratave të pasurisë në radhët e deputetëve të rinj opozitarë ishte pasuria e yllit të fushatës, Rudina Seseri. Ajo vazhdon të jetë e punësuar në Amerikë me një rrogë 299.7 mijë dollarë në vit dhe ka pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe SHBA. Vitin që shkoi, edhe pse ishte aktive në Tiranë, asaj i është dashur të mbajë edhe bashkëshortin, i cili studionte dhe nuk kishte të ardhura punësimi.
Gramoz Ruçi (asnjë ndryshim pasurie në vitin 2009)
Të ardhurat nga paga si deputet dhe pjesëmarrës në komisione - 1.443.840 lekë
Edi Rama (ndryshimet e pasurisë në një vit)
Banka Credins, llogaria figuron me minus 30 900 lekë
Banka Credins, llogaria figuron me minus 1859 euro
Paga vjetore, shpërblim fundviti -1 678 364 lekë
Paga e lejes vjetore të pakryer - 90 409 lekë
Mbledhje e KRRT - 9000 lekë
Detyrim shlyerje kredie - 1.034.553.77 lekë
Rudina Seseri
Apartament në Boston blerë me kredi - 890 mijë dollarë
Vilë banimi sip. 770m2 në Farkë blerë me kredi - 220 mijë euro
Bashkëpronare në truallin e trashëguar dhënë për ndërtim - në këmbim përfiton 2 parkime, dy dyqane 100 m2, 2 apartamente 165 m2, dy apartamente të tjera sip. 147 m2
Apartament banimi 94 m2 në Tiranë - 42 mijë euro
Makinë Benz 2001 - 14 mijë euro
Makinë Toyota - 17 mijë dollarë
Bizhuteri - 16 mijë dollarë
Investim në bursë - 17.5 mijë dollarë
Investim në bursë - 52,3 mijë dollarë
Investim në bursë - 1 mijë dollarë
Investim në bursë - 1.5 mijë dollarë
Llogari bankare në Bank of America - 13 mijë dollarë
Llogari bankare në ING direct - 72 mijë dollarë
Të ardhura nga punësimi në Farihaven Capital në SHBA për vitin 2009 - 299.7 mijë dollarë - 42 mijë dollarë
Bashkëshorti:
Të ardhurat në vitin 2008 ishin 229.958 mijë dollarë, në 2009 studioi master
Artan Gaçi
Apartament banimi 76 m2 - vlera 2 milionë lekë
Truall dhe shtëpi private në Petrelë - vlera, blerë 1 milion lekë, ndërtimi 7.5 milionë lekë
Truall tek Myslym Shyri, ku është ndërtuar një objekt dy kate plus bodrum - vlera: blerë 1.4 milionë lekë, ndërtimi 5.3 milionë lekë, kosto legalizimi 31.675 euro
Makinë Toyota - vlera 1 milion lekë
Rakeha sh.p.k zotëron 30 për qind të aksioneve - vlera 100 mijë lekë
Trio definition sh.p.k zotëron 34 për qind aksioneve - vlera 100 mijë lekë
FGA sh.p.k zotëron 100 për qind aksione - vlera 100 mijë lekë
Huadhënie shoqërisë FGA - vlera 25 milionë lekë
Gjendje në Tirana Bank - vlera 608.450 lekë
Gjendje cash - vlera 3 milionë e 200 mijë lekë
Të ardhura nga qiradhënia e objektit - vlera 280 mijë euro
Të ardhura nga paga në emigracion 90-04 - vlera 13 milionë lekë
Paga në shoqërinë Rakeha - vlera 941.817 lekë
Përfitim nga likuidimi i shoqërisë Taçi sh.p.k në 2004 - vlera 3.9 milionë lekë
Të ardhurat e bashkëshortes - vlera 2.5 milionë lekë
Overdraft në bankën Intesa San Paolo - 4.750 euro
Eduart Shalsi
Kredi bankare - 50 mijë euro, mbetur pa shlyer 19.446 euro
Tom Doshi (në deklaratë pasqyrohet ndryshimi i pasurisë për një vit)
Shitja e shoqërisë farmaceutike - vlera 4 mijë euro
Blerje aksionesh - 7.759 lekë
Likuidim shoqërisë AIA - vlera 61.949.773 lekë
Likuidim i tatimeve - 39.722.100 lekë
Blerje në Australi - 800.000 dollarë australianë
Shtëpi banimi në Australi - 520 mijë dollarë
Blerje pikë karburanti - 25 milionë lekë
Shitje të pikës së karburantit - 67 milionë
Blerje toke në Shkodër 7 mijë m2 - 7 milionë lekë
Të ardhura nga paga në Kuvend - 1.302.435 lekë
Pagë e bashkëshortes - 5. 294.562 lekë
Të ardhura nga shitja e firmës farmaceutike kësti i dytë - 4.100 euro
Të ardhura nga qiraja nga ndërtesa në Australi - 66.060 dollarë australianë
Bashkëshortja:
Administratore në firmën farmaceutike - 3.674.562 lekë
Administratore në një shoqëri tjetër - 1.620.000 lekë
Hazir Gashi
Tokë në Vrinë në Durrës 900 m2 - përfituar nga ligji 7501
Tokë në Vrinë në Durrës 550 m2 -