Nuk u prek asnjë qindarkë nga kursimet e qytetarëve
06/07/2010 Kryeministri hedh poshtë pretendimet e opozitës për rrogat dhe pensionet
Qeveria shqiptare nuk ka prekur asnjë qindarkë nga kursimet e qytetarëve, për ti shfrytëzuar më pas për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se pretendimet e opozitës nuk lidhen aspak me realitetin, por me një trillim të pastër me prapavijë politike. “Të reagosh në këtë mënyrë, do të thotë të shohësh botën nga kullat e Fidelit. Se si mund të ngrihet opozita e të quajë krim politikën e rritjes së pensioneve, kjo është një shpirtkazmëri e pashembullt. Por problemi është se u shkrinë në një sistem barbar, të cilët çdo ditë e errin dhe e ngrysin me lot heshtjeje për pamundësitë që kanë”, ka thënë Berisha. Kreu i Qeverisë theksoi se opozita ndërkohë që ka sulmuar vendimin për rritje të rrogave dhe pensioneve ka bërë gafa të pafalshme, pasi për të sulmuar rritjen thanë se po prekeshin në masën 70% kursimet e qytetarëve. “Në mënyrë absolute kjo Qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka prekur qoftë edhe një qindarkë të vetme për rrogat dhe pensionet nga kursimet e tyre, çka e kanë bërë paraardhësit tanë çdo vit. E quajta gafë, sepse po të jetë shpirtligësi, nuk njeh asnjë kufi”, tha ai. Kryeministri urdhëroi ministrin e Financave Ritvan Bode që të bëjë publike gjatë një mbledhjeje të ardhshme të Komisionit parlamentar të Ekonomisë të gjitha të dhënat, të cilat do të mundësojnë transparencën e vendimit për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kreu i Qeverisë ka bërë me dije se vendimi për rritjen e rrogave dhe pensioneve ka ardhur në respekt të programit politik të Qeverisë, por edhe të të ardhurave të mbledhura. Sipas tij, të 6-mujorit të vitit 2010 janë 151.7 miliardë lekë. “Shkojnë drejt trefishit të 6-mujorit të fondit të pagave të administratës. Muajin që vjen këto bëhen 3 herë më të mëdha se fondi i pagave të kësaj administrate. Se ku e gjejnë ata këtë forcë dhe moral që tu thonë se po i përdorin për pensionet! As edhe një qindarkë e vetme nuk po përdoret për pensionet”, ka deklaruar Berisha.
Berisha dhe futbolli
Kryeministri Berisha, edhe pse nuk njihet si ndonjë person i pasionuar në mënyrë të veçantë ndaj futbollit, ka rrëfyer dje para deputetëve të PD-së se përjetimet gjatë ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Gjermanisë. “Më duhet të përgëzoj të gjithë tifozët e Gjermanisë. Të jem i sinqertë me ju, nja 25 minuta që isha me Argjentinën, se qe e fortë, e bëri një presion të madh. Se në qoftë se Argjentina do të dilte fitimtare, unë këtu do flisja për Argjentinën. Mirëpo më erdhi mirë për Edi Palokën, i cili është kryetari i tifozëve të Gjermanisë”, tha ai. Por duke bërë komentet mbi ndeshjet e kampionatit, Berisha duket se u ka lëshuar edhe ndonjë kunj të vogël rivalëve politike. “Megjithatë, një kampionat që nisi si i përgjumur, po shkëlqen me nivele të papara. Se të arrin në ato maja dhe lojtarë bankine, kjo është unike në historinë e futbollit. Se tani jemi në kohën e futbollit. Një gjë kam: ata që se ndjekin, si puna ime, më mirë të heshtin. Por disa të tjerë që po bëjnë vuvuzelën për gjëra të tjera, ata e kanë shumë gabim”, tha ai.
Rritja e eksporteve
Shefi i ekzekutivit ka pranuar se kriza globale ka pasur pasoja në ekonominë shqiptare dhe ato janë vërejtur në një shkallë të caktuar. Por Berisha ka theksuar se vështirësitë e hasura po kapërcehen, pasi në vend po funksionon ekonomia reale, kryesisht sektori i eksporteve. Duke iu referuar të dhënave për 6-mujorin e parë të këtij viti, Kryeministri tha se eksportet e produkteve të prodhuara në Shqipëri janë rritur në 39 miliardë e 545 milionë, ndërsa në 6-mujorin e parë të vitit 2009 këto kanë qenë gjithsej 15 miliardë e 270 milionë lekë. Ndërkohë, eksportet me materiale të importuara kapin vlerën 42 miliardë e 206 milionë, kundrejt 32 miliardë e 236 milionë lekëve që ishin në 6-mujorin e parë të vitit 2009. “Në total eksportet shqiptare në 6-mujorin e parë të këtij viti arrijnë në vlerat 81 miliardë e 751 milionë, kundrejt 48 miliardë e 506 milionë që kanë qenë vitin e kaluar”, tha ai. Berisha tha se rritja e tregtisë dhe e shitjeve vlerësohet në shifra dyshifrore.
Bogdani: Mungesa e planit rregullues sjell zhvlerësim pronash
Partia Demokratike ka sulmuar ashpër Bashkinë e Tiranës, duke e bërë përgjegjëse mbi zhvlerësimin që po u bëhet pronave të qytetarëve, si pasojë e mungesës së një plani rregullues për qytetin. Deputeti demokrat Gerti Bogdani, ka thënë dje se gjatë viteve Tirana ka përjetuar një bum ndërtimi, ku sipërfaqja e ndërtuar është më shumë se dyfishuar, çka në rastin e Tiranës ka krijuar shqetësim dhe problematika të thella, pasi i gjithë ky zhvillim ka ndodhur në mungesë të një plani të përgjithshëm rregullues. Sipas ligjvënësit, Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë pa një plan të përgjithshëm rregullues, edhe pse ky ka qenë premtimi i parë i kryebashkiakut Edi Rama në vitin 2000. “Praktika e ndërtimit në qytetin e Tiranës, në mungesë të një plani të përgjithshëm rregullues, përveç zhvillimit kaotik të qytetit, ka sjellë një zhvlerësim të heshtur të pronës të qytetarëve të Tiranës”, tha Bogdani. Ai renditi faktorët që mundësuan zhvlerësimin e pronave.