E Shtunë, 31 Tetor 2026

Militantët palestinezë ofrojnë armëpushim

Grupet militante palestineze thonë se janë të gatshëm të shpallin një armëpushim, në qoftë se Izraeli është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.

Udhëheqësit e Hamasit, fraksion islamik që kontrollon Gazën, u takuan me Xhihadin Islamik dhe grupet të tjera dhe thanë se ata do të përgjigjen sipas mënyrës që Izraeli vepron.

Oferta erdhi pasi zyrtarët izraelitë po peshon një përgjigje të fortë ndaj sulmeve me raketa prej 4 ditësh nga Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pohoi se ambasadorët e huaj i thanë që Izraeli të mbrojë veten. Ai foli gjatë një vizite në Ashkelon, qytet jugor që është goditur nga raketa e hedhura nga Gaza.

Zyrtarët palestinezë thanë se 6 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që filluan gjatë fundjavës. Ushtria izraelite thotë se më shumë se 110 raketa kanë goditur qytetet izraelite që nga e shtuna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›