E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali s’ka provokuar Levanten

Real Madridi ka publikuar një komunikatë në uebfaqen zyrtare duke mohuar se ndonjë futbollist i tyre, ose anëtar i stafit teknik të ketë bërë sjellje josportive pas përfundimit të fitores 2-1 kundër Levantes të dielën.

Klubi madrilen ka reaguar pasi mbrojtësi i Levantes, Juanfran i tha radiostacionit spanjoll Cadena Ser se qendërmbrojtësi Pepe kishte provokuar duke “kërcyer” para zhveshtores së tyre në përfundim të takimit. Kurse, qarkulluan njoftime edhe se mbrojtësi i Levantes, Sergio Ballesteros ishte përplasur me Pepen.

Por, Reali ka mohuar sugjerimet se Pepe, ose ndonjë anëtar tjetër i ekipit ka reaguar në mënyrë joprofesionale. “Futbollistët tanë dhe stafi teknik kanë treguar sjellje shembullore gjatë ndeshjes, e cila është zhvilluar në kushte të vështira për lojë. Ekipi ynë i tejkaloi pengesat me profesionalizëm, përkushtim dhe shpirt sportiv. Në fund të takimit, qëndrimi dhe sjellja e futbollistëve, stafit teknik kanë qenë korrekte”, thuhej në komunikatë.

“Ne mohojmë njoftimet e publikuara në disa media se futbollisti ynë Pepe ka provokuar kundërshtarët në zhveshtore. Ai gjithmonë tregon sjellje shembullore, njësoj sikurse të gjithë bashkëlojtarët e tij. Klubi do të vazhdoj të mbrojë vlerat sportive”, shkruante në vazhdim të saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›