E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 25, Shkumbini - Teuta 1-0

Shkumbini mposhti 1-0 Teutën në javën e 25-të të Kategorisë Superiore, falë një goli të realizuar me penallti nga Endri Bakiu në minutën e 41-të.

Sulmuesi i klubit peqinas po shndërrohet kështu në një lojtar vendimtar në ndeshjet e fundit, nisur dhe nga fakti se ishte Bakiu ai që eliminoi Dinamon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Shkumbini regjistroi fitoren e 10 të sezonale (5 barazime, 10 humbje), dhe të gjitha të arritura në Peqin (0 fitore në transfertë, 3 barazime dhe 9 humbje).

Pas javës së 25-të, Shkumbini ndodhet në vendin e 5-të me 35 pikë, 4 pikë më shumë se Teuta e vendit të 8-të (31 pikë).

Teuta nga ana e saj po kalon një moment të keq, pasi humbja me Shkumbinin ishte e dyta rresht pas asaj me Gramozin në Durrës.

Kurioziteti: në 41 ndeshje historike midis dy skuadrave, 17 fitore i përkasin Shkumbinit dhe 17 fitore Teutës, si dhe 7 barazime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›