E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Stoner Lorenco zbret nga podi

Australiani eshte shume i forte pas tij renditen Pedroza e Hajden

Ndoshta per Valentino Rosin nje ngushellim i vogel dhe i pjesshem eshte se Dukati duket se u rikthye si nje motor qe te fut friken. Dje ra ne sy edhe i shpejti Daniel Pedroza i mundur paster nga Kejsi Stoner ne pisten re te Aragonas qe ka nxjerre ne pah forcen e motorit italian i cili rikthehet te fitorja pas 14 garash. Per Valentinon i cili vitin tjeter do te garoje me Dukatin ka pasur nje tjeter gare te veshtire ne kete sezon te mallkuar per te u rendit vetem i gjashti. Per momentin ai shikon vetem nje drite te zbehte ne fund te tunelit qe duket se do te mund te duroje edhe per keto 5 gara te mbetura deri ne fund te kampionatit boteror 2010 ne MotoGP. Nje kampionat qe ne fakt eshte gjithnje e me shume ne duart e Horge Lorencos i katerti ne kete gare duke menaxhuar mire diferencen e pikeve ne klasifikimin qe ka me ndjekesit por i mundur edhe nga Niki Hajden. Dje u pa se Yamaha ka mbetur pas per sa u perket zhvillimeve te reja me motorin e saj. Ne krahasim me Dukatin por mbi te gjitha me Honden. Pas pak xhirosh ka qene e turpshme te shikoje Pedrozen ti afrohej ta parakalonte Lorencon dhe me pas edhe te shkeputej. Tani vijne tri gara radhazi ne te cilat Yamaha nuk fiton. Sigurisht qe Horge ne keto momente synonte arritjen e objektivit te madh dhe nuk mundi te rrezikonte shume. Por ta mbyllesh kampionatin pa fituar nuk duket mbreselenese. Dhe meqe mungojne ende edhe 5 gara nga fundi kjo nuk mund te jete ecuria e duhur. Eumlshte faktike qe Rosi ne situaten e te ndarit ne shtepi i cili vitin e ardhshem do te largohet me nje shpatull te plagosur dhe me probleme ne kemben e demtuar ne Muxhelo rrezikon te perballet me nje fund sezoni gjithnje e me larg podit dhe reflektoreve. Per te kjo eshte nje situate thuajse me e keqe se sa dhimbjet fizike. Pa llogaritur qe Yamaha as nuk duket se ka ndermend ta lejoje te provoje Dukatin ne kete fund sezoni. Skuadra aktuale tregohet e pameshirshme duke pritur skadencen natyrale te kontrates ne fundin e 2010-s. Per momentin raketen e kuqe po e shijojne Stoner e Hajden. Australiani ka bere nje gare qe na ka kujtuar me te mirat e tij ne 2007-n vit ne te cilin u shpall edhe kampion i botes duke dominuar garat nga fillimi deri ne xhiron e fundit. Kejsi ka startuar mire eshte parakaluar ne kthesat e para nga Lorencon te cilin e ka parakaluar serish spanjollin dhe me pas eshte arratisur. Ndersa Pedroza nisi keq per momentin humbi disa vende por rikuperoi deri sa para tij mbeti vetem australiani. Por Kejsin nuk mundi ta parakalonte. I pesti Ben Spies. Pas tij vinte Valentino perpara Simoncelit Bautistes e Melandrit. Por Italia dje u rikthye te fitonte me Dukatin i cili i ka bere keto jave te fundit me pak zhgenjyese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›