E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR-i ka plan operacional per Veriun

Komandanti i KFOR-it gjeneral major Erhard Buhler ka thene se situata ne Mitrovice eshte e komplikuar dhe nuk mund te zgjidhet vetem me mjete ushtarake por edhe permes dialogut te politikaneve.

Ne nje konference per media te henen numri nje i trupave paqeruajtese ne Kosove ka thene se situata e pergjithshme eshte e qete dhe eshte arritur progres ne kete drejtim megjithate ai kerkoi edhe ndihmen e politikaneve dhe qytetareve qe te vazhdoje progresi pozitiv pasi qe sipas tij shumica e popullit te Kosoves jane per te jetuar ne paqe dhe jane vetem disa sic u shpreh ai telashexhinj qe duhet arrestuar.

Situata sa i perket sigurise eshte e komplikuar dhe situata ne pergjithesi nuk mund te zgjidhet vetem me mjete ushtarake me duhet dialogu i politikaneve qe te zgjedhin kete ceshtje por sa i perket detyrave te mija une do te bej gjithcka qe te kemi nje situate me te mire te sigurise ne veri. Jo te gjitha aktet kriminale nderlidhen me situaten e vecanet ne veri jo te gjitha aktet penale nderlidhen me dhune nder etnike une do te jem shume i ashper qe mos te lejohet kurrfare dhune sikur vikendin e kaluar por me duhet asistenca ka thene Buhler.

Duke folur rreth incidenteve te fundit ne veri te Mitrovices Buhler ka bere te ditur se KFOR-i ka plan operacional per veriun dhe se nuk do te lejoje kurrfare dhune.

Duhet tju siguroj qe jo vetem qe kemi nje plan operacional por kemi edhe nje strukture ne veri dhe kemi adaptuar edhe para zbarkimin e forcave qe na mundeson qe te reagojme me njoftim te shkurt dhe nese therret Policia e Kosoves ose EULEX-i ne brenda disa minutave do te arrijme ne vendngjarje dhe nuk do te tolerojme kurrfare dhune ka thene Buhler.

Reduktimin e trupave te KFOR-it gjeneral major Erhard Buhler e ka quajtur hap te duhur ndersa sa i perket hapave te ardhshem per reduktime te reja ai ka thene se nje gje e tille duhet te behet ne baze te analizes se gjendjes se pergjithshme te sigurise ne vend.

Ne edhe me tutje duhet te mendojme qe te reduktojme KFOR-in sepse nuk mund te kete KFOR pergjithmone ne Kosove keshtu qe duhet te adaptojme madhesine strukturen ne baze te gjendjes se sigurise dhe mendoj qe mund te menaxhojme me shifren prej dhjete mije ka thene ai.

Ai u ndal te gjerat qe KFOR-i do te jete i fokusuar gjate mandatit te tij sic jane vazhdimin e kompetencave tek Policia e Kosoves sa i perket ruajtjes se manastireve ruajtja e kufirit te Kosoves dhe asistimi ne rast te trazirave si pale e trete pas Policise se Kosoves dhe EULEX-it.

I pyetur rreth perfshirjes se disa pjesetareve te KFOR-it ne kontrabande Buhler ka thene se tani me i ka denuar keto akte kriminale te nje kontingjenti ukrainas te KFOR-it qe ka ndodhur ne vitin 2006-2009 dhe se ne lidhje me kete kane nisur hetimet ne menyre qe te gjenden deshmite.

Nuk eshte nje situate shume e mire per mua si komandant i KFOR-it por jam shume i interesuar qe te persekutohen ata te cilet kane qene te perfshire ne aktet kriminale. Ne nuk mund ti tolerojme por eshte me rendesi qe nese dihet dicka duhet te fillojne hetimet dhe jam shume i interesuar ti ndjek penalisht dhe ti denojme keta individe ka thene ai.

Buhler ne fillim te ketij muaji ka marre komanden e dhjete mije trupave te KFOR-it nga pararendesi i tij gjenerallejtenant Markus Bentler. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›