E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milletic Gati te bashkepunojme me NATO-n

NATO e respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë. Gjenerali i ushtrisë serbe, Milloje Milletic, ka thënë se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë fuqishëm me NATO-n në mënyrën që pajtohen të gjitha palët.

Konferenca e NATO-s e mbajtur në Beograd ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe të suksesshëm pavarësisht disa protestave të vogla. Por, mënyra se si është paraqitur rëndësia e kësaj konference nuk ka treguar shumë intensitet të madh përveç faktit që kanë marrë pjesë krerët e shumë ushtrive të botës.

Niveli dhe modaliteti i bashkëpunimit varet nga ne, ka thënë gjenerali Milletic duke theksuar se ushtria e tij ka nevojë për përvojat e NATO-s në çdo fushë. Ndërsa udhëheqësi i komitetit ushtarak të NATO-s, Gianpaulo di Paolo, ka theksuar se aleanca veri-atlantike e konsideron Serbinë si një partner të rëndësishëm dhe se e sheh si pjesë të familjes së aleancës. Konferenca strategjike është vlerësuar si e suksesshme pavarësisht që nuk ka pasur konkluzione konkrete për cështje specifike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›