Dhuna në Siri, autoritetet: Kthehuni në Jisr al Shoghurit

Siria i ka bërë thirrje popullit të Jisr al Shoghurit që të kthehet në qytet, tre ditë pas një sulm të ushtrisë rivendosi kontrollin e qeverisë në rajon.
Zyrtarët theksojnë se qyteti po i rikthehet normalitetit, por njësitë ushtarake vazhdojnë ndjekjen e kryengritësve.
Ndërkohë rreth 8000 sirianë kaluan kufirin për në Turqi ditët e fundit për t`iu larguar sulmeve ushtarake. Më herët grupet për të drejtat e njeriut theksojnë se të paktën 1300 persona janë vrarë nga forcat qeveritare, pasi kërkonin largimin e presidentit Bashar al Asad.