Pakistan, vijojnë sulmet e aeroplanëve amerikanë
Zyrtarët e shërbimit sekret pakistanezë dhe banorët lokal janë shprehur se aeroplanët amerikanë pa pilotë kanë sulmuar sot me raketa Vaziristanin jugor.
Sulmet më të fundit janë bërë në këtë zonë të kontrolluar nga fiset, përgjatë kufirit me Afganistanin.
Dy raketa duket se e kanë goditur zonën që kontrollohet nga grupi Mullah Nazir, një nga grupet me ndikimin më të madh të grupeve ushtarake që janë përfshirë në luftime kundër forcave amerikane përgjatë kufirit me Afganistanin.
Dy raketa të tjera e kanë pasur si shënjestër një veturë që përdorej nga militantët ndërkohë që ende është e paqartë nëse ka pasur viktima apo jo. SHBA ka rritur sulmet ndaj trupave ushtarake në zonën finsore në Pakistan, përgjatë kufirit me Afganistanin.