Milliband në Kosovë: EULEX së shpejti do shtrihet në gjithë Kosovën
PRISHTINE-Tema e diskutimeve të Ministrit të Jashtëm të Britanisë, David Milliband gjatë vizitave në Beograd dhe Prishtinë ka qënë shtrirja e Misionit EULEX në Kosovë. Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Milliband përsëriti dje në Prishtinë se shtrirja e misionit evropian për drejtësi dhe polici në gjithë territorin e Kosovës do të bëhet së shpejti.
Por ai tha se udhëzues për lëvizjet përpara do të jenë Kushtetuta e Kosovës dhe Rezoluta 1244 dhe ato të dyja, shtoi zoti Milliband, ofrojnë edhe vijat e kuqe.
Shefi i diplomacisë britanike tha se puna e misionit evropian për drejtësi dhe polici është të mbrojë qytetarët e Kosovës dhe jo të vendos mbi çështjen e statusit.
David Milliband që takoi dje udhëheqësit institucional të Kosovës dhe iu drejtua me një fjalë rasti Kuvendit të Kosovës. Ai tha paraligjvënësve kosovarë se autoritetet e Kosovës duhet të vendosin mbi përmbajtjen e dialogut me Beogradin zyrtar, për gjashtë pikat e interesit të përbashkët të parapashikuar me planin e Ban Ki Moon-it.
Por ai tha se cështjet e hapura nga zoti Ban nuk mund të zbatohen nëse nuk merret paraprakisht edhe pëlqimi i palëve të përfshira në dialog.
Zoti Milliband kryesoi dje pasdite edhe një tryezë në qendrën mediatike në Çagllavicë, me pjesëmarrje të udhëheqësve politikë të Kosovës dhe përfaqësuesve serbë si dhe me të rinj nga të dyja bashkësitë. Disa orë para se të vizitonte Prishtinën zyrtare ai vizitoi Beogradin. Ai u bëri të ditur përfaqesuesve të Serbisë se pranimi që i bëjnë ata ose jo EULEX në Kosovë nuk është kusht për Serbinë që të pranohet në BE.
(d.b/BBC/Balkanweb)