Milo: Bashkëpunim me PS-në për zgjedhjet

Partia Demokracia Sociale do të bashkëpunojë me partinë socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i kësaj partie Paskal Milo thotë se jemi në proçes negociatash në nivel kryetarësh dhe shumë shpejt do të vendosim edhe modalitetet e kësaj marrëveshje. Kreu i PDS-së ndërkaq bëri të ditur se ka zhvilluar negociata edhe me Lëvizjen Socialsite për Integrim përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Milo bëri të ditur se PDS-ja do të dalë me listat e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe synon të marrë një numër të konsiderueshëm deputetësh.