PS: Të zbatohen vendimet gjyqësore
Tiranë (start)-Partia Socialiste ka reaguar sot lidhur me vendimet gjyqësore, një sektorët që ka numrin më të ulët të zbatimit të këtyre vendimeve. Në një konferencë për shtyp Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ylli Manjani tha, duke cituar të dhëna zyrtare se figurojnë rreth 15 600 çështje të regjistruar në shërbimin e përmbarimit për t’u ekzekutuar. Sipas Manjanit vetëm 3 800, prej këtyre çështjeve janë ekzekutuar.
“Shumica e vendimeve të gjykatave të pazbatuara janë detyrime financiare, por jo vetëm, të shtetit ndaj qytetarëve. Sali Berisha dhe shteti i tij as që kanë ndërmend të zbatojnë qoftë edhe një vendim të vetëm. Shihni ligjin për buxhetin e shtetit që Berisha sapo miratoi me dhunë kartonash, dhe do shihni se asnjë qindarkë nuk është parashikuar për pagimin e detyrimeve gjyqsore ndaj qytetarëve. Ky është shteti që drejton sot Sali Berisha.”-theksoi Manjani për mediat.
Sipas Partisë Socialiste, vetëm 24% e vendimeve të gjykatës së formës së prerë mund të ekzekutohen. Manjani theksoi se “çështja e zbatimit të vendimeve të gjykatave Shqiptare është në gjendjen e emergjencës shtetërore dhe për këtë nevojitet një program i detajuar veprimi që përfshin disa veprime ekzekutive të rrepta”.