E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama antishqiptar

Tiranë (start)-Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani duke iu drejtuar në akuza të ashpra kryetarit të Partisë Socialiste, tha sot se Edi Rama me një akt përçarës kombëtar festoi ditën e çlirimit të vendit jo në 28 Nëntor siç e ka faktuar historia, por ne 29 Nëntor siç e caktoi lideri i Partisë Komuniste Jugosllave, Dushan Mugosha.

“Partia Demokratike konsideron se Enver Hoxha dhe klika e tij, ndër të cilët edhe njerëz të afërt të Edi Ramës, vendosën në Shqipëri pas luftës regjimin me barbar të kohërave, për çka ai u vlerësua edhe si Hitleri i Evropës se pas luftës”-theksoi Bogdani për mediat.

“Janë po ata te cilët për të goditur ndjenjat kombëtare zhvendosen ditën e çlirimit të Shqipërisë nga dita e pavarësisë, në ditën e çlirimit të Jugosllavisë”-vijoi më tej Bogdani, ndërsa theksoi se “Kështu që duke festuar 29 Nëntorin, Edi Rama dëshmohet trashëgimtar i falsifikimit të madh të historisë”

“Duke dënuar këtë qëndrim, Partia Demokratike mbështet plotësisht vendimin e këshilltareve te saj ne Këshillin Bashkiak, për mocion mosbesimi ndaj atij qe dekoroi ne Tirane, Goran Bregovic, të njohur për urrejtje ekstreme ndaj shqiptareve te Kosovës”-përfundoi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›