Milo: Berisha po pergatitet te vjedhe votat
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo akuzoi dje kryeministrin Sali Berisha se po kercenon zhvillimin e zgjedhjeve te lira parlamentare vitin e ardhshem. Duke komentuar deklaraten e kreut te qeverise dy dite me pare se opozita i ka te humbura zgjedhjet e ardhshme, Milo tha se eshte nje sinjal i forte per zgjedhjet e lira. "Siguria e Berishes nuk qendron tek "sukseset" e qeverisjes se tij se ato i njohin, i prekin e i ndjejne per dite e me shume shqiptaret por tek kontrolli i institucioneve, mbjellja e frikes e panikut tek qytetaret, shnderrimi perfundimtar te administrates shteterore ne nje administrate elektorale te PD-se dhe organizimi e perfeksionimi i shtabit te fshehte per manipulimin e sofistikuar te zgjedhjeve", tha Milo. Sipas tij, kreu i qeverise me keto deklarata tregon gjithnje e me shume se po synon miratimin e nje kodi zgjedhor qe do ti jape atij avantazhe paraprake ne zgjedhje. Ne keto kushte kreu i PDS-se kritikoi dhe opoziten, e cila sipas tij ne ditet e sotme nuk eshte e pergatitur per ti bere balle strategjive te tilla te Berishes. "Opozita eshte e percare. Ajo ne vend qe te bashkohet klonon cdo sezon nga nje fraksion parti. Opozita me shume po lufton veten se sa kundershtarin e saj te forte politik", permendi Milo.