Rama: Prokuroria, politike "skuthe" e PD per reformen
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha dje se reformat dhe ne vecanti ajo ne drejtesi nuk po ecin, per shkak te politikes skuthe qe po ben maxhoranca ne pushtet. Duke reaguar mbi ngercin qe ka perfshire reformat ne vend, Rama theksoi se realizimi i tyre kerkon jo vetem largpamesine dhe vullnetin e PS-se, po dhe te pales tjeter, maxhorances ne pushtet. "Pale e cila vazhdon te hyje ne borxh me shqiptaret, duke mos dhene kontributin qe u detyrohet vendit per reformen ne drejtesi. Jo vetem kaq, por duke bere nje politike skuthe, ne raport me sistemin e drejtesise, permes vullnetit te mbrapshte per te vene nen kontroll prokurorine, per te trysnuar dhe manipuluar KLD, per te mos lejuar qe sistemi i drejtesise te dale nga kontrolli tradicional dhe i mbrapshte i forcave qeveritare ne kete vend", u shpreh kreu socialist. Sipas Rames qendrimi i PS-se eshte i palekundur per t'i dhene procesit te reformave energji, ide dhe vullnet per transformim. Ne menyre qe sipas tij, sistemi i drejtesise te mos jete i kapur nga qeveria. Nga ana tjeter, kreu socialist theksoi se selia roze eshte e vendosur qe te ndaje Shqiperine nga e shkuara e saj ne politike dhe bataku i se shkuares qe per fat te keq eshte sipas Rames ne te gjitha forcat politike. "Ne do te vazhdojme t'i japim jete nje politike te re energjish pozitive, nje politike te re ballafaqimi ne funksion te interesave te vendit dhe te njerezve. Nje politike te re qe ne qendren e gravitetit te saj nuk ka interesat e politikaneve dhe grupeve te tyre per pushtet, por ka interesat e qytetareve", theksoi kryetari. Kreu i selise roze foli dje dhe per programin e PS-se per nje qeverisje me te mire e para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Rama tha se cdo gje po ecen sipas planit e shqiptaret po marrin pjese ne pergatitjen e programit qe po behet ne bashkepunim me njerezit. "Jemi ne qe po mbledhim me shume vemendje dhe vullnet te gjitha shqetesimet, sugjerimet e tyre dhe ku sigurisht, ne kohen e duhur, do te behet edhe ballafaqimi perfundimtar i ideve qe do te dalin nga "Rruga e ideve per te ardhmen", qe sapo ka nisur me fazen e dyte te "Dialogut me Shqiperine", perfundoi Rama. Rozeta Rapushi