Milo: Berisha të mos përsërisë ’96-n

"Sot opozita i jep shansin e fundit maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të reflektuar në adresë të arritjes së një kompromisi për ngritjen e komisionit hetimor për zgjidhjen e pritshme nga të gjithë shqiptarët që është transparenca e procesit zgjedhor të manipuluar të 2009”, ka theksuar Milo.
Ai paralajmëroi se nëse dështon arritja e kompromisit, opozita do të organizojë protesta në të gjithë vendin. “Opozita shqiptare pas këtij momenti, në qoftë se do të dështojë sot arritja e kompromisit do të organizojë një protestë popullore të fuqishme mbarëkombëtare të panjohur deri tani, e cila nuk do të ketë ndalesë dhe që do të cojë përfundimisht në rrëzimin e kësaj qeverie dhe në zgjedhje të parakohshme.
Sali Berisha jo vetëm që nuk respekton paktet me shqiptarët, po nuk respekton as paktet me ndërkombëtarët. Ka ardhur momenti që vërtetë faktori ndërkombëtarë tashmë të reflektojë shumë seriozisht mbi sjellje politike të caktuara të Sali Berishës që na kujton vitin '96 kur ai jo vetëm manipuloi zgjedhjet në mënyrë spektakolare po që u soll në mënyrë shumë banditeske dhe me partnerët dhe miqtë e Shqipërisë duke refuzuar ti dëgjojë dhe duke refuzuar këshillat dhe rekomandimet e tyre", deklaroi Milo. /S.Ll/Start/
2010-12-23 15:10
[