Topalli: Rama ka tradhetuar çdo gje, per interesat vetjake

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në diskutimin për mocionin me debat mbi raportin e KE, deklaroi se bojkoti i Kuvendit është strategji antisistem. Sipas saj, Kreyesocialisti Edi Rama është i vetmi shqiptar qe nuk e pranon sistemin. Duke akuzuar opozitën shqiptare e cila po dëmton interesat e vendit, Topalli deklaroi se Rama ka bërë përpjekje kundër integrimit dhe vizave.
“Rama urren dhe perçmon cdo gje. Rama nuk mund të përçmojë dot shqiptaret. Rama ka tradhetuar çdo gje per interesat e tij vetjake” ka vijuar me tej Topalli.