E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo Gjukanoviç pritet mjaft mirë në mandatin e tij të 7-të si kryeministër

13-12-2012 / “Southeast European Times”

Milo Gjukanoviç tha se kthimi i tij në postin e kryeministrit pas një mungese prej dy vjetësh do të përparojë integrimin euro-atlantik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjukanoviç ka qenë në pushtet që nga 1991 dhe tani shërben një term të shtatë si kryeministër, duke patur qenë gjithashtu president i vendit. Qeveria e re ka katër nën-kryeministra dhe 14 ministra, nga të cilët gjashtë janë të rinj. "Shpresat për ju janë të mëdha që të forconi rendin e ligjit në Malin e Zi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të inkurajoni zhvillimin e qëndrueshëm dhe të konsolidoni financat publike", thoshte në telegramin e saj të urimit për Gjukanoviç, Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë. Por Daliborka Uljareviç, drejtore ekzekutive e Qendrës për Edukimin Qytetar në Podgoricë, tha se situata sugjeron një mbizotërim komplet të interesave personale dhe të partisë të Gjukanoviçit, mbi ato të publikut. "Situata mund të quhet dekadencë politike. Ekipi i zgjedhur që rrethon atë në qeveri qartazi se përkatësia partiake dhe besnikëria ndaj Gjukanoviçit qenë kritike ndaj kësaj zgjedhjeje," tha Uljareviç. "Duke artikuluar këto interesa, Gjukanoviç kuptoi se angazhimi i tij ndaj politikë së integrimit euro-atlantik është kyç për të zgjeruar jetën e tij politike," tha Uljareviç. Radovan Asanoviç, përfaqësues i Frontit Demokratik të opozitës, tha se qeverie e Gjukanoviç nuk ofron gjë të re përveç retorikës. "Kjo qeveri nuk është për popullin, po kjo është prej 20 vjet më parë dhe nuk kënaq kushtet e BE", tha ai. Situata përkthehet në një kryeministër të vjetër shumë më të dobësuar, sipas analistëve. "Ndoshta, kjo është shenja finale e arritjes së Gjukanoviç pasi ky është një kthim për shkak të dobësisë se sa të forcës," tha Uljareviç. Megjithatë, sipas Momçilo Raduloviç, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane në Malin e Zi, Gjukanoviç u kthye sepse ai ishte folësi kryesor gjatë zgjedhjeve dhe krijoi shpresa të rëndësishme publike. "Po të mos kishte marrë Gjukanoviç postin e kryeministrit, kjo do të qe kuptuar si e papërgjegjshme dhe mungesë kuraje për t’u marrë me problemet e mëdha si dhe krizën ekonomike. Një situatë e tillë mund të kishte shpënë në sprapsje drastike për vlerësimin e Partisë qeverisëse Demokratike të Socialistëve", tha Raduloviç. Sa për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Mali i Zi ka detyrime të posaçme në procesin e integrimit të BE. Megjithatë, Gjukanoviç ka qenë subjekt i disa hetimeve të korrupsionit dhe autoritetet italiane e konsiderojnë atë një të dyshuar në rrjetin e kontrabandës fitimprurëse të cigareve në vitet 1990. Raduloviç tha se përfshirja e Gjukanoviç në veprimtaritë kriminale nuk është provuar në asgjë gjykatë. "Në qoftë se prova [mbi fajësinë e tij] i paraqiten publikut dhe gjykatës, me siguri shpresat e publikut ndërkombëtar dhe vendas do të jenë të ndryshme," tha ai.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›