E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës vijon kontrollet në tregje për t’i prerë rrugë rritjes abuzive të çmimeve

13-12-2012 / Gazeta 55

Gati ngritja e tregjeve alternative në rast se konstatohet rritje të çmimeve të produkteve ushqimore

Task - Forca e Bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Kryebashkiaku Lulzim Basha ka vijuar intensivisht kontrollin nëpër tregje, për t’i prerë rrugën rritjes abuzive të çmimeve. 
Inspektorët e Bashkisë kanë shtrirë kontrollet, edhe në tregjet me pakicë, në qytetin e Tiranës. 
Apeli i Bashkisë drejtuar tregtarëve është që të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve në prag të festave të fundvitit.
Në rastet e konstatimit të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, të fruta – perimeve dhe mallrave të shportës, Bashkia e Tiranës do ngrejë tregje alternative në disa zona të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›