Milo: Jemi të vendosur për hapjen e kutive, qeveria të mos fshihet pas gjykatave

Tiranë, 12 shkurt, NOA Bashkohem me
shqetësimin që shprehin gjithë shqiptarët për situatën politike në vend dhe
shpresojmë që të nesërmen, mazhoranca të japë alternativa në lidhje me
zgjidhjen e krizës, duke realizuar atë që opozita ka muaj që e kërkon, hapjen e
kutive.
Me një deklaratë të tillë, është shprehur menjëherë
pas daljes nga takimi i krerëve të opozitës, kreu i Demokracisë Sociale, Paskal
Milo. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë, do ti jepet
fund tranzicionit të gjatë në vend.
Por gjithsesi nuk ka për të qenë i lehtë
fillimi i negociatave. Kjo nëse mazhoranca ende i qëndron mendimit se e ka në
dorë gjykata hapjen e kutive dhe jo ajo, tha më pas Milo.
Duke shtuar se nëse do të jetë kështu, Shqipëria
për fat të keq do të vazhdojë të zhytet në krizë politike.
Në këto kushte, zgjedhje logjike, do të
mbeten zgjedhjet e parakohshme, tha ndër të tjera ai.
Sipas Milos, opozita nuk ka më asnjë mëdyshje
në vendosmërinë e saj deri në realizimin e kërkesës legjitime që ka bërë për
hapjen e kutive.
n.e/NOA