E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet i gjallë brenda banesës një 65-vjeçar

Tiranë, 12 Shkurt NOA Një burrë në moshë të
thyer gjeti vdekjen pak minuta më parë në Tiranë pasi u dogj i gjallë në
banesën e tij, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime policore që shkuan në
vendngjarje.

Viktima, Esat Tafa 65 vjeç, dyshohet se ka provokuar
zjarr në banesën e tij, me pasojë përfshirjen dhe vetë nga flakët duke humbur
jetën nga djegiet e gradës së lartë.

Forca të shumta policore dhe efektivë të
Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri gjenden në vendin e ngjarjes, një pallat pranë
Profarmës në periferi të kryeqytetit.

Nga hetimet e para dhe dëshmi të familjarëve,
bëhet e ditur se viktima, baba i dy vajzave vuante nga sëmundja e diabetit dhe
mendohet se vuajtjet nga kjo sëmundje kronike e nxitën të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes
me zjarr.

e.r/NOA/ Vijon...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›