E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-oficeri i policisë goditet nga personat që arrestoi dikur

Korçë, 12 shkurt, NOA Gjatë kohës kur ka qenë
oficer policie, pati arrestuar dy persona për mbajtje të lëndëve narkotike dhe
duket se ky i fundit ia ka mbajtur këtë gjë vath në vesh. Prandaj i ka zënë
pritën kur kthehej në shtëpi dhe e ka goditur me mjete të forta, si për ti
kujtuar atë që i bëri dikur. Bëhet fjalë për një akt dhune të ndërmarrë ndaj
34-vjeçarit, Dashnor Karanxha, lindur në Pogradec dhe banues në Korçë, tashmë i
liruar nga detyra e oficerit të policisë.

Mësohet se ai është goditur nga 25-vjeçari Alban
Berberi dhe 20-vjeçari Kledjon Berberi, të dy të dënuar për mbajtje të lëndëve
narkotike.

Ata i kanë zënë pusi në hyrjen e pallatit ish-oficerit
dhe i kanë shkaktuar atij disa goditje, por pa rrezik për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor po kryen veprimet hetimore
proceduriale për veprën penale të Goditjes për shkak të detyrës në
bashkepunim, parashikuar nga neni 237 dhe 25 I Kodit Penal në ngarkim të dy
personave Berberi.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›