E Martë, 3 Nëntor 2026

Milo: Mbajtja në burg e Belerit, qesharake. Xhafaj: Është kapur në flagrancë duke blerë vota

Çështja e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është bërë shkak për mosmarrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo bëri thirrje për kompromis.

Në studion e emisionit “3D”, Milo e konsideroi si “qesharake” mbajtjen e Belerit në burg, por nuk ishte në një mendje me të deputeti socialist Etjen Xhafaj. Ai u shpreh se Beleri u kap në flagrancë duke blerë vota.

Diskutimi në studio:

Milo: Beleri nuk është dënuar ende, u bë qesharake mbajtja e tij 7 muaj e ca në paraburgim sikur është bërë një hata e madhe dhe nuk i gjendet filli

Xhafaj: Profesor, ajo që thoni ju është e drejtë, por ai është kapur në flagrancë

Milo: Unë e kam ndjekur nga afër e kam studiuar edhe mënyrën si u kap në flagrancë dhe ai nuk është kapur në flagrancë sepse filmimi është i pastër është shumë i qartë

Xhafaj: Unë nuk i kam parë provat e çështjes, di që është arrestuar në restorant

Milo: Ishte në restorantin e tij, doli nga restoranti dhe e kapën policët. Nuk dua të bëj avokatin, nëse drejtësia e gjykon dhe e nxjerr fajtorë, të përgjigjet. Por jemi në një fazë që duhet të jemi në kërkim të kompromisit. Nuk mundte që kjo çështje kaq e vogël mes dy vendeve të na shkatërrojë marrëdhëniet sepse është një çështje e vogël.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›