E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Mocion mosbesimi per Berishen

Kryetari i Partise Demokracia Sociale (PDS), Paskal Milo, kerkoi dje ne Kuvend mocion mosbesimi per Kryeministrin Sali Berisha. Ne emer te grupit te tij parlamentar, Milo tha se Berisha eshte i vetmi pergjegjes per sjelljen politike te mazhorances, ndaj vetem per te duhet te kerkohet mocion mosbesimi. "Te gjithe jemi te bindur, se autori dhe pergjegjesi i tere sjelljes se mazhorances eshte Berisha. Ndaj te drejtohemi aty ku eshte pergjegjesia. Kerkoj mocion mosbesimi per Kryeministrin", theksoi Milo. Sipas tij, mocioni per Kryeministrin do te jete dhe nje prove shume serioze nese do te funksionojne si duhet ndryshimet kushtetuese qe u votuan nje muaj me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›