E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Mocioni ndaj Topallit, shantazh i PS

Mazhoranca hodhi poshte dje ne Kuvend te gjitha pretendimet e opozites per zvarritje si te heqjes se imunitetit te Mediut, por dhe shqyrtimit te emrave per kandidate si anetare ne Gjykaten e Larte. "Kerkesa e prokurorise per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, eshte ne shqyrtim. Nuk kemi asnje tendence zvarritjeje. Ne kemi vullnetin ta votojme", tha kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi. Ndersa per akuzen se Kryetarja Topalli po zvarrit dhe shqyrtimin e dekreteve per anetare te Gjykates se Larte, Patozi kritikoi opoziten se gabon e nxitohet ne akuzat qe ben. Sipas tij, Kuvendi do te merret me to, por te majtet nxitohen kur flasin, pasi hedhin dyshime se kane njohje me to. Patozi i quajti presione akuzat e selise roze qe i behen Kuvendit ne kete rast.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›