Edi Rama: PS do te fitoje ne Tirane per here te katert
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh kandidati per postin e kryeministrit te koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim", shprehu sigurine mbremjen e djeshme nga zona e Kombinatit se do te fitoje serish zgjedhjet ne Tirane dhe bashke me te, tere qarku i Tiranes dhe gjithe Shqiperia. Duke iu drejtuar kryeministrit te Shqiperise, Rama tha se tre here e ka marre pergjigjen nga populli i kryeqytetit per prapambetjen e tij dhe nuk ka mesuar asgje. "Tre here e ka marre pergjigjen nga populli i kryeqytetit per paudhesite e tij dhe nuk ka ndryshuar rruge", deklaroi perpara mbeshtetesve socialist, lideri i selise roze. Duke vijuar me tej, ai tha se tre here e ka marre pergjigjen nga populli i kryeqytetit per gjuhen e tij te ulet dhe nuk e ka ngritur asnje grime nivelin e gjuhes se tij. "Sali Berisha shpif dhe harron pergjigjen e pare, sepse nuk ka respekt per kujtesen e Tiranes. Akuzon dhe harron pergjigjen e dyte, sepse nuk ka respekt per inteligjencen e Tiranes", kritikoi kundershtarin e tij politik, kreu socialist. Sipas tij, kreu i PD fyen dhe harron pergjigjen e trete, sepse nuk ka respekt per durimin e Tiranes. Si rrjedhim, per liderin e Partise Socialiste, kjo eshte nje arsye me shume qe ne 28 qershor Tirana do te votoje fundin e se vjetres ne pushtet dhe me voten e saj do t'i jape jete nje pushteti te ri te se rese. Gjate fjales se tij perpara qytetareve kryeqytetas, Rama ritheksoi se eshte ne kete beteje si kandidati per te qene ne 28 qershor Kryeministri i ndryshimit dhe i shpreses. "Une jam sot ketu, sepse dua qe bashke me ju te sfidoj historine e vjeter, qe nje grusht politikanesh e shkruajne prej 18 vjetesh sipas interesave te tyre dhe te hap nje faqe te re, ku se bashku te shkruajme nje histori te re", shpjegoi arsyen e garimit te tij, lideri socialist. Po keshtu, ai hodhi drite ne modelin e tij qeverises, qe sipas tij duke shumefishuar shpejtesine e ndryshimit te Tiranes, lokomotives se tyre te ndryshimit dhe duke terhequr me shpejtesi pas kesaj lokomotive rrethinat e Tiranes, fshatrat e Tiranes, Rrogozhinen, Kavajen dhe te gjithe Shqiperine. Kryesocialisti theksoi se mbeten edhe 25 dite per t'i dhene me ne fund Tiranes te gjithe fuqine, qe i duhet per t'u zhvilluar me shpejtesine e endrrave dhe me thellesine e shpresave te qytetareve e qytetareve te saj.