E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Posti i zv/ministrit nuk bën për mua, ne s’kemi nevojë për koordinator me PS

TIRANË- Kryetari i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo zbardhi sot detaje nga takimi i kryetarit të PS-ë, Edi Rama njëherësh kryeministri i zgjedhur me aleatët e partive të vogla.

I ftuar në në rubrikën “Opinion”, në TVNews24, në një bashkëbisedim me gazetaren Ola Bruko, Milo theksoi se Rama i falënderoi për kontributin dhe 100 mijë vota që kontribuan në fitoren e koalicionit të majtë si dhe bashkëpunimin në qeverisjen e vendit.

“Ndonëse ka qenë pritshmëria e lartë për këtë takim, nuk ka qenë ndodhje gje e rëndësishme, ishte thjesht një takim i kreut të PS dhe kryeministrit të zgjedhur me përfaqësuesit e 31 partive politike për të falënderuar për bashkëpunimin dhe fitoren e përbashkët, që i dhënë koalicionit fitues rreth 100 mijë vota, mesazhi i dytë ishte që në përputhje me ligjin do të ketë bashkëpunim dhe ne qeverisjen e vendit, në përputhje me kontributet e dhëna nga cdo parti, por jo duke shkelur ligjin për administratën publike, or duke i dhënë shancin burimeve njerëzore të partive politike e për të konkurruar për administratën e ardhshme”, theksoi Milo teksa shtoi se struktura e re qeverisëse nuk u përfshi në tryezën e mbajtur pak ditë më parë duke shprehur rezerva se dhe aleatët mund të jepnin ndonjë mendim. 

PS për herë të parë ka vendosur të ketë një koordinator për dialogun mes saj dhe aleatëve. Milo e quajti një urë ndërlidhëse e panevojshme për shkak se ai nuk pranon që komunikimi mes PS dhe PDS nuk do ndërmjetësohet përmes një të 3-ti. “Unë aty e dëgjova për herë të parë që do ketë një koordinator, unë vetë dhe Demokracia Sociale, nuk e ndjejmë nevojë e një koordinatori. Ne në 8 vite kemi pasur komunikim të drejtëpërndrejtë dhe nuk besoj se marrdhënia mes PDS dhe PS do bëhet mes një të treti”, paralajmëroi Milo.

Pyetjes së drejtëpërdrejtë se cfarë pretendon Paskal Milo në qeverisjen e re, ai u shpreh i qartë” “Nuk bëhet fjalë për Paskal Milon për post zëvendësministri”. Milo tha se PDS ka bërë 8 vite opozitë në frontin e parë të luftës dhe duhet të vlerësohet për kontributin e dhënë pavarësisht se në këto zgjedhje u penalizuan nga Kodi Zgjedhor dhe vjedhja e votave, sic tha ai. 

Milo bërë publike dhe qëndrimi ne tij dhe partisë për vazhdimësinë e koalicionit me PS në pamundësi të marrjes së një posti ministror. Sipas më e madhe, nuk është fitimi i zgjedhjeve por mbajtja e pushtet, ndaj ai këshillon aleatin e madh që të bashkëpunojë me të gjithë.

“Unë e konsideroj veten time një aletet dhe partner histori, te qëndrueshëm, konsekuent për 21 e ca vjet të PS, pavarësisht nga drejtuesit e PS, kontratën e kam pasur brenda familjes se majte shqiptare. Kam tenderuar atje ku jam angazhuar qe në fillim të jetës politike, nuk kam lëvizur nga fronti dhe i kam qëndruar besnik alternativës së majtë. Kështu do e shoh dhe ne te ardhmen veten time, se nuk mund të tradhtoj kauzën dhe idealin tim dhe që natyrshëm me PS dhe kryetarin e saj e quaja veten time partner te dorës se parë. Jam kontributor në fitoren e koalicionit dhe si rrjedhim partia Demokracia Sociale duhet të vlerësohet. Me vështirë është ta mbash pushtetin se ta fitosh. Sfida e premtimeve qe janë dhënë është sfidë e madhe dhe ajo kërkon sic u fituan zgjedhjet sëbashku ta mbajmë. Këtu nuk është fjala për post ministror, por për tu zgjidhur me sakrifice dhe profesionalizëm cka i kemi ofruar shqiptarëve. Unë ndjej veten pjesë të ekipit dua te jem në vijën e pare te ekipit. Jam e Demokracia Sociale që meriton te vlerësohet për luftën që ka bere për vite të tëra. Është vlerësuar dhe duhet të vlerësohet, tani nuk na mbetet vetëm te presim. Nuk kemi asnjë mesazh apo oferte duhet të ulemi ne negociata”, u shpreh Milo. 

Marrëveshja, kush merr një mandat merr post ministror. Do ju vinte keq nëse nuk merrni post ministror?

“Marrëveshjet kur bëhen duhen te respektohen nga dy palët. Cdo marrëveshje që është bërë duhet parë a u respektua kontrata. Marrëveshjet duhen parë në kontekstin që zbatohen. Pritshmëria ka qenë ndryshe dhe doli ndryshe. Unë besoj se përtej numrave. Partia e Mar Frrokut ka marrë votat në Pukë, por jo në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi vota në gjithë Shqipërinë”, përfundoi Milo.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›