Tiranë, bie nga kati i 4-t i pallatit, tenda e dyqanit e shpëton mrekullisht -FOTO
TIRANË- Një person i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes sot në kryeqytet.
Mësohet se shtetasi Pëllumb Xhabej, 50 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në zonën e Shallvareve dhe ka ngecur në tendën e një dyqani poshtë pallatit, duke shpëtuar kështu jetën.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, zjarrfikëset dhe një autoambulancë për t'i ardhur në ndihmë.
Edhe pse nuk dihen arsyet e rënies së tij, policia bën me dije se 50-vjecari është dërguar me autoambulancë në spital për një kontroll mjekësor, pasi rënia nga largësia mund t’i ketë shkaktuar shembje. Gjithahstu ai ka marrë edhe plagë të lehta në trup.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Foto të personit të shpëtuar