Zelanda e re dëbon një kuzhinier. Është shumë i shëndoshë për të jetuar tek ne
Zelandë e re- Autoritetet në Zelandën e Re kanë thënë se një kuzhinier nga Afrika e Jugut është shumë i shëndoshe për tu lejuar të jetojë në vend, raporton BBC-ja.
Zyrtarët e emigracionit thanë se shtetasi afrikanojugor Albert Buitenhuis, i cili peshon 130 kg nuk ka “një standard të pranueshëm të shëndetit”.
Ai tani përballet me mundësinë e dëbimit nga vendi pavarësisht se që kur u zhvendos në qytetin Christchurch gjashtë vjet më parë, ra nga pesha 30kg. Z. Buitenhuis dhe gruaja e tij, Marthie, u zhvendos nga Afrika e Jugut në Christchurch në vitin 2007. Në atë kohë, kuzhinieri peshonte 160 kg. Deri më tani, vizat vjetore të tyre të punës kanë qenë rinovuar me “probleme shumë të vogla”, tha gruaja e tij. “Ne kemi aplikuar vit pas viti dhe nuk ka pasur asnjë çështje të tillë,” tha ajo.”Ata kurrë nuk përmendën peshën e Albertit apo shëndetin e tij atë herë dhe ai ishte shumë i rëndë, atëherë”.
Por në fillim të majit, çiftit ju tha se vizat e tyre të punës ishin refuzuar për shkak të peshës së z Buitenhuis.
“Ironia është se kjo vjen në momentin që ai peshon më pak se ne fillim kur mbërriti në Zelandën e Re dhe edhe më pak se në vitin e tij të parë mjekësor, e cila u pranua nga autoritetet e imigracionit,” tha gruaja e tij.
Çifti e ka apeluar këtë vendim në ministrinë e emigraciont të Zelandës së Re duke përmendur faktin se kohët e fundit ai ka humbur në peshë. Një zëdhënës i emigracionit tha se kërkesa e z Buitenhuis ishte refuzuar për shkak se obeziteti tij vë atë në “rrezik të konsiderueshëm” komplikime përfshirë hipertensionin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
“Është e rëndësishme që të gjithë emigrantët të kenë një standard të pranueshëm të shëndetit për të minimizuar kostot dhe kërkesat për shërbimet shëndetësore të Zelandës së Re,” tha ai.
Zelanda e Re ka një nga normat më të larta të trashjes në botën e zhvilluar, me gati 30% të njerëzve mbipeshë.