E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Grisja e posterave” PS: Veprime të dëshpëruara

PS e ka konsideruar grisjen e posterave në qendër të Tiranës si tregues të dëshpërimit të kryeministrit, për premtimet e pambajtura në këto 4 vite qeverisje. “ Këto janë veprime të dëshpëruara nga një njeri i dështuar" tha Bushati. 

TIRANE- Grisja e posterave të Partisë Socialiste në qendër të Tiranës tregon frikën e humbjes nga Berisha. Këtë dekalaroi sot Ervin Bushati, nënsekretar për programin në PS. " Sot ju jeni dëshmitarë se si është dhunuar këtu në qendër të Tiranës posteri elektoral i Partisë Socialiste. Ky nuk është një rast i veçuar po një fenomen i përsëritur anembanë Shqipërisë. Këto janë veprime të dëshpëruara nga një njeri i dështuar" theksoi Bushati përpara gazetarëve.
Bushati përmendi sot një prej premtimeve të pambajtura të qeverisë aktuale duke thënë se Berisha premtoi përpara 4 vjetësh ulje të cmimit të karburantit për konsum bujqësor por sipas PS , sot fermerët paguajnë 3 herë më shumë se sa premtoi kryeministri në vitin 2005.
“Në vitin 2005 Sali Berisha premtoi se do të kishte prioritet Bujqësinë në qeverinë e tij. Ai premtoi se: “Karburanti për konsum bujqësor do të sigurohet me një çmim prej jo me shumë se 40 lekë për litër, për të gjithë fermerët shqiptarë.
Berisha jo vetëm nuk e mbajti premtimin e bërë për të garantuar këtë çmim, por e përkeqësoi gjendjen. Sot fermerët paguajnë 120 lekë në litër për karburantin e tyre; 3 herë më shumë se sa premtoi Berisha. Berisha dështoi” u shpreh Bushati. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›