Milo:Deklarata e Metës për koalicion me PS-në, lëvizje taktike

Një lëvizje taktike politike e konsideroi kreu i PDS-së Paskal Milo deklaratën e kreut të LSI-së Meta për koalicion pasgjedhor me të majtën. "Kjo është një lëvizje taktike e LSI-së.Është e dukshme qe LSI-ja lëvizi nga pozicionet e saj ekstreme që i kishte vendosur që pas tragjedisë së Gërdecit. LSI-ja shtrin dorën për bashkëpunim me PS-në, dhe kjo është një amplitudë e madhe, por nuk dihet nëse kjo lëvizje është e sinqertë ose jo",theksoi ai. I ftuar në Ora News,Milo u shpreh se tashmë fushata elektorale po afrohet dhe strukturat e partive po përgatiten, po seleksionojnë kandidatuart dhe po bëhen gati për programin definitiv, dhe partia që ai drejton është pjesë e këtyre përgatitjeve."Edhe PDS është në fund të kësaj strukture përgatitore",tha ai.Lidhur me faktin se në sondazhet e deritanishme Partia Ddemokracia Sociale ka marrë vetëm 1% të mbështetjes së votuesve, Milo nënvizoi se ai nuk ka besim në sondazhe, aq më tepër kur porositësit e sodnazheve janë partitë politike. "Këto sodnazhe shërbejnë për lojën politike. PDS ka treguar se pavarësisht sondazheve ka marrë më shumë vota nga sa kishin përcaktuar ato", tha ai. Duke iu referuar aleancës së PDS-së në zgjedhjet e ardhsme kreu i PDS-së tha se kodi zgjedhor i ka përcaktuar qartë koalicionet. "Ne dhe PS do jemi bashkë kundër koalicioneve të tjera. Por do ketë konkurencë demokratike brenda nesh se kush do marrë më shumë vota brenda së majtës", theksoi Milo. Sa i përket prononcimit të ish-kreut të PS-në Fatos Nano, Milo theksoi se Nano luan gjithëfarë lloj lojërash politike, jo vetëm ato të tavolinave. "Ai nuk është i parashikueshëm, me ironi, me pak të vëerteta ai krijon një tumnajë. Por plani i tij është i lëxueshëm, ai do bëjë negociata me liderin e PS-së, por do kërkojë diçka për të ardhmen, nëse do kandidojë për zgjedhjet e ardhshme", vlerësoi kreu u PDS-së.Sa i përket aleancës mes PD-së dhe PR-së, Milo tha se Berisha është i detyruar të bashkëpunojë me Fatmir Mediun.