E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Deklarata e Berishës, nxit përçarjen ndërkrahinore

Kryetari i PSV 91 Petro Koçi është shprehur sot në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Berisha për kryetarin e PS-së Rama që vizitoi dje Tropojën se këto deklarata të politikanëve të një pale që synojnë konfliktizimin personal të politikanëve rivalë, mbeten sjellje të një pragmatizmi me dimension antikombëtar. Sipas tij këto lloj qëndrimesh djallëzore nxisin përçarjen ndërkrahinore dhe dëmtojnë unitetin kombëtar. "Berisha nuk ka ndryshuar. Shqipëria po. Nëse politika në përgjithësi mban përgjegjësi për zhvillime kriminale në një terren të caktuar, atëherë mbartësit e qëndrimeve të mësipërme janë fajtorë" ka theksuar Koçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›