Topalli:Antarësimi në NATO, premtim i mbajtur

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se Shqipëria në NATO është premtimi i mbajtur ndaj shqiptarëve dhe se së shpejti të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të jenë qytetare më të drejta të plota në NATO. Këte deklaratë Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e beri në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi , me moton "UNE NE NATO", ku ishin të përshirë fëmijë të shkollave nëntë vjecare në Tiranë. Ky projekt ka filluar me paraden e vrapimeve të fëmijëve dhe do vazhdojë me aktivitete të tjera gjatë gjithë muajit. Gjatë këtij aktiviteti Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka prezentuar fëmijëve sallën e kuvendit dhe ka dhuruar kupa për fëmijët që vrapuan më shpejtë në paradë .