E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

Një aksident me pasojë të plagosur është shënuar vetëm pak minuta më parë në Milot.

Mësohet se dy makina janë përplasur në autostradë duke shkaktuar plagosje të pasagjerëve të automjetëve përkatës, por ende nuk ka të dhëna mbi identitetet e tyre.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.

Ndërkohë bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit është shkaktuar anomali në qarkullim, duke sjellë bllokim të autostradës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›