Nigeri, shpërthim afër xhamisë, 4 të vdekur
Një bombë ka shpërthyer afër një xhamie në qytetin verior të Nigerisë, Majduguri, duke lënë të vdekur të paktën katër persona. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni nigerian.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur, ndërsa njerëzit po largoheshin nga lutja e së premtes në xhami.
Policia flet për disa viktima. Më herët, në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri, në shpërthimet në Kisha u vranë rreth 40 persona.
Përgjegjësinë për këto sulme e mori përsipër sekti islamik, Haram Boko, që thotë se dëshiron të vendosë ligjin e sheriatit në Nigeri.