E Diel, 1 Nëntor 2026

Mimi Kodheli:Qeveria në panik financiar, transparencë edhe për ekonominë

Tiranë, 14 Qershor, NOA E menjëhershme ishte përgjigjia e deputetes socialiste, Mimi Kodheli, e cila në një deklaratë për shtyp, tha se përgjegjësit e rrënimit më të madh të ekonomisë shqiptare, 14 vjet më parë, janë angazhuar në një tjetër përpjekje të dëshpëruar, që rrezikon të kolapsojë plotësisht ekonominë tonë.

Dyshja Berisha-Bode është po ajo, ndërsa sot ekonomia shqiptare ndodhet përpara një realiteti të errët. Qeveria i ka hyrë një rruge të rrezikshme dhe i ka hyrë kësaj rruge vetëm, deklaroi deputetja Kodheli, e cila nënvizoi se kjo qeveri nuk dëgjon as faktorin ndërkombëtar dhe as opozitën, e cila prej mëse 6 muajsh ka paralajmëruar të gjitha fazat e rrënimit financiar dhe ekonomik që po kalon Shqipëria dhe shqiptarët.

Sipas Kodhelit, Banka Botërore dhe FMN, së fundmi kanë kritikuar kredibilitetin e performancës dhe të shifrave të dyshes Berisha-Bode si dhe investimet e dështuara elektorale të kësaj qeverie.

Të gjithë faktorët kryesorë, brenda dhe jashtë vendit janë shumë të shqetësuar për situatën makro-ekonomike në zhvillim, përvec arkitektëve të piramidës së vitit 1996 Berisha-Bode, shtoi deputetja Kodheli.

Deputetja Mimi Kodheli renditi ndërkaq pasojat e keqqeverisjes së Berishës, si rënien drastike të të ardhurave në buxhet, fundosjen e investimeve publike, dështimin spektakolar të Eurobondit, rritjen e huamarrjes së brendshme, shumëfishimin e gjobave dhe kërcënimeve ndaj biznesit, duke i vlerësuar ato, si sindroma të dukshme të një qeverie në panik financiar, që, sipas Kodhelit, është gati të mbysë biznesin privat dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari për të shpëtuar veten.

Sot është qeveria: i mbyturi që të mbyt, deklaroi Mimi Kodheli nga selia rozë, dhe në këto kushte ku ndodhet sot ekonomia shqiptare, shoqëruar dhe nga papërgjegjshmëria e paprecedent e kësaj qeverie në masat dhe hapat e gabuar që po ndërmerr dita ditës, ekonomia jonë rrezikon seriozisht, edhe më rëndë se Greqia, tha ndër të tjera zonja Kodheli.

Në përfundim të reagimit të saj, deputetja Mimi Kodheli theksoi se është pikërisht mungesa e transparencës së situatës ekonomike, e cila kurrësesi nuk mund të bëhet nga institucione kryekëput shërbëtore të qeverisë si INSTAT, që për rrjedhojë, e bën të paparashikueshme të ardhmen e ekonomisë shqiptare,

Sipas deputetes socialiste, Sali Berisha, sot ka detyrimin për të bërë edhe transparencën e situatës sonë ekonomike, përtej asaj të zgjedhjeve të qershorit.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›