E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Të mërkurën, Berisha me Ramën do të ritakohen në Strasburg

Bruksel, 14 Qershor, NOA Në më pak se një muaj nga darka informale në restorant Crocodile në Strasburg, ku kreu i mazhorancës Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama u thirrën nga krerë të partive të majta dhe të djathta evropiane për të gjetur marrëveshjen e daljes nga kriza, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të nisen rishtas të mërkurën për në Strasburg, ku u thirrën nga parlamentarët europianë për një raund të dytë bisedimesh, këtë herë me një rezultat të prekshëm, arritjen e marrëveshjes për ti dhënë fund krizës politike, e krijuar gati një vit më parë, pas zgjedhjeve të qershorit.

Burime nga Brukseli bënë të ditur për agjencinë NOA se takimi mes dy liderëve shqiptarë do të zhvillohet në të njëjtin restorant, ku më 20 maj nuk u arrit konsensusi për daljen nga kriza.

Megjithë ngulmimin e Shteteve të Bashkuara dhe Parlamentit Europian, për një rezultat qysh në raundin e parë, kompromisi i paarritur e rëndoi gjendjen e krizës mes dy forcave më të mëdha politike, edhe më tej, me akuza të ndërsjella që tashmë përfshijnë jo vetëm transparencën e zgjedhjeve të qershorit, por edhe transparencën e ekonomisë shqiptare, që sipas socialistëve po shkon drejt rrënimit të sigurt.

Në darkën e parë në Strasburg, të thirrur nga Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Joseph Doul dhe me ftesë të Kryetarit të Grupit të Partisë së Socialistëve Europiane në PE, Martin Schulz, merrnin pjesë plot 11 persona.

Nga ky takim i dytë në Strasburg, sipas burimeve nga Brukseli, do të synohet arritja e marrëveshjes për të zgjidhur ngërçin politik në vend, i nisur plot një vit më parë, dhe i pasuar nga protesta dhe nga një grevë urie 19 ditëshe, ku opozita pushtoi bulevardin me çadra.

Nëse nga takimi i mëparshëm i Berishës me Ramën, në restorant Crocodile, i drejtuar nga parlamentarët europianë, dy politikanët u kthyen në Tiranë me dy ide të ndryshme, Rama me një marrëveshje të shkelur nga Berisha që ishte pro transparencës së kutive të mbyllura, dhe mohimi i një marrëveshjeje të arritur atje, nga Berisha, në këtë takim të dytë informal, që do të mbahet të mërkurën, pritet nga ndërkombëtarët, marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës, por, askush nuk e di se në krah të kujt do të bjerë ajo, në të mirë të transparencës që kërkojnë socialistët apo hetimit të zgjedhjeve pa hapur kutitë, që kërkon mazhoranca në pushtet.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›