Minatorët 1400 m nën tokë, dita e 4 e grevës
BULQIZE- Greva e urise se minatoreve ne Bulqize ka hyre sot ne diten e katert. Duke pritur ne zgjidhjen e kerkesave te tyre 20 minatorë qëndrojnë të ngujuar në minierë, ne thellesi 1400 metra nën nivelin e detit, mes baltes dhe erresires, nderkohe qe jashte mbeshteten nga te tjere protestues.
Ata deklarojne se nuk dalin nga greva po iu plotesuar me pare gjithe kushtet per te cilat kane dite qe protestojne.
Kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolla ka deklaruar se kërkesat e minatoreve janë pranuar dhe u vërtetuan. “Kishim katër kërkesa. Dje u pranua nga ministria, largimi i firmave pirate. Është pranuar nga pronari rritja e pagës prej 10-20%, si dhe siguria dhe shëndeti në punë që është problem thelbësor. Gjatë ditës presim vendime të rëndësishme. Janë pranuar publikisht kërkesat, por ne nuk kemi asgjë institucionale, dhe kërkojmë nënshkrimin e një protokolli marrëveshjeje, tha ai.
Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagës dhe uljen e moshës së pensionit, per te cilat jane te vendosur e shprehen se nuk bejne kompromise.
Greva nisi mesditen e se henes, kur fillimisht hyne 20 minatore ne thellesi e mandej u shtuan vullnetarisht edhe 5 te tjere. Nderkohe qe dy dite me pare 5 prej minatorëve lanë grevën për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.