E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufi Paralajmerimi i Rames per nje strategji te re i pabesueshem

Ish-funksionari i lartë i socialistëve në parti, qeverisje dhe parlamentin shqiptar, Ylli Bufi ka paralajmëuar humbjen e Partisë Socialiste për shkak të politikës së Edi Ramës. Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Bufi tha se rezultatet e zgjedhjeve të 2009-s dhe të këtyre të fundit treguan se PS nuk u afirmua si një alternativë e besueshme, ndërsa thekson se “Një alternativë qeverisëse nuk mund të personalizohet nga një person i vetëm, qoftë ky edhe kryetari i partisë”.

Bufi e quan të pabesueshëm Ramën në paralajmërimin e tij për një strategji të re, kur nga ana tjeter e cilësonte kursin e bojkotimit të Parlamentit, të suksesshëm. Logjikshëm socialisti Bufi pyet se “Nëse kursi i ndjekur në këta dy vjet ishte i suksesshëm, atëherë përse duhet të ndryshojë?

Por kjo mbetet në kuadrin e një pyetje retorike në rastin e Bufit, i cili edhe me eksperiencën e nënkryetarit të Kuvendit legjislaturën e shkuar e cilëson bojkotin si një politikë të dështuar” ai i sjell në vëmenndje kryetarit Rama që refuzoi të ishte dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë së “rreth 80 për qind e besueshmërisë ndaj alternativës qeverisëse arrihet gjatë veprimtarisë parlamentare, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore besueshmëria mund të ngrihet (ose pakësohet) vetëm në masën 20 për qind. Bojkoti parlamentar e ka dëmtuar së tepërmi PS dhe i ka ardhur për shtat vetëm PD. Vendimi për bojkotin e Kuvendit shërben vetëm për të treguar mosvullnetin e një force politike për dialog politik” per rrjedhoje te kesaj bufi ve ne dukje se Bojkoti nuk I sherbeu aspka Partisë Socialiste, perkundrazi e dëmtoi rëndë imazhin e saj. “Ndërkombëtarizimi i vjedhjes së zgjedhjeve të 2009-s nga Berisha më shumë ndërkombëtarizoi veprimin bojkotues të PS si një veprim antiinstitucional duke rritur koston politike të vetë PS” thekson Bufi.

Por prezent në Partinë Socialiste, ndonëse i shmangur në vijimësi nga kryetari Rama, Ylli Bufi ka dyshime e forta se rikthimi i opozitës në Kuvend, është më në fund për të kryer funksionet e saj të rëndësishme. Ai mendon se ky rikthim më së shumti duket të jetë vijim i një marrëdhënie përsëri të kushtëzuar nga interesat e ngushta të saj, që lidhen vetëm me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Nëse ky do të jetë kursi i ri i Ramës, nuk do të kemi një veprimtari normale parlamentare, nuk do të rivendoset dialogu politik i munguar, do të kërkohet përsëri një arbitër ndërkombëtar për të moderuar këtë dialog të kushtëzuar. Unë nuk mendoj se kjo është rruga që e sjellë PS në pushtet”- shpreh analizën e vet për PS përgjatë intervistës në “Panorama” socialisti Ylli Bufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›