E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës në ditën e 16-të të grevës

BULQIZE- Minatoret e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 16-të të grevës së urisë, ndërsa në çdo moment pritet takimi mes përfaqësisë së minatorëve, kompanisë ACR dhe kreut të Bashkisë Bulqizë, Roland Keta.

Janë 13 minatorë të cilët janë ngujuar qindra metra nën tokë në galeritë e minierës së Bulqizes, ku ditët e fundit gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Një ditë më parë, takimi mes minatorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR nuk u zhvillua.

Ndërkohë, sot pritet që specialistë të Repartit Inspektim- Shpëtim Miniera (RISHM), repart në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjikës, të jenë në Bulqizë, për të ndërhyrë në minierë pas disa problemeve teknike që kanë konstatuar, probleme që sipas tyre, rrezikojnë minierën e Bulqizës.

Vetë minatorët janë shprehur se nuk do të lejojnë askënd të hyjë në minierë pa shoqërimin e tyre.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›